Viti i ri shkollor/ Vazhdojnë xhirimet për orët mësimore në kanalin e dedikuar “RTSH Shkolla”

TIRANË, 22 gusht /ATSH – I. Vata/- Ndërsa pritet të nisë viti shkollor 2020-2021, ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini tha se vazhdojnë përgaditjet për xhirimin e orëve të mësimit që mund të përdoren gjatë vitit.

Shahini tha se vazhdojnë pa ndërprerë xhirimet për orët mësimore në kanalin e dedikuar “RTSH Shkolla”.

“Shumica prej tyre janë tashmë fytyra të dashura të ekranit, jo vetëm për nxënësit, por edhe për prindërit dhe shikuesit e tjerë. Ndërkohë, vazhdojnë pa ndërprerje xhirimet për orët mësimore në kanalin e dedikuar “RTSH Shkolla”. Faleminderit të gjithëve për angazhimin e përditshëm”, tha ajo. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.