U shkrumbuan qindra rrënjë ullinj në Peqin/Balla: Shkaktarët të identifikohen dhe të ndëshkohen ashpërsisht


TIRANË, 22 gusht/ATSH/Taulant, Balla kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, njëherazi deputet në qarkun e Elbasanit ka bërë të ditur se pas 36 orë betejë me flakët, u vu nën kontroll zjarri në njësinë administrative Karinë në Bashkinë Peqin prej të cilit u shkrumbuan qindra rrënjë ullinj.

Sipas Ballës, në këtë moment nuk ka asnjë vatër zjarri aktive.

Balla thotë se i është kërkuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të hetojnë shkaqet e zjarrit dhe shkaktarët të identifikohen dhe të ndëshkohen ashpërsisht.

‘Pas 36 orë betejë me flakët, u vu nën kontroll zjarri në njësinë administrative Karinë në Bashkinë Peqin prej të cilit u shkrumbuan qindra rrënjë ullinj. Në këtë moment nuk ka asnjë vatër zjarri aktive. Dua të falenderoj forcat zjarrëfikëse të bashkive të qarkut Elbasan si dhe ato të Ministrisë së Mbrojtjes për punën e bërë. Bashkë me Kryetarin e bashkisë Peqin, Lorenc Tosku u informuam nga Shtabi i Emergjencës mbi dëmet e shkaktuara të cilat shkojnë në disa hektarë. I kemi kërkuar Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë të hetojnë shkaqet e zjarrit dhe shkaktarët të identifikohen dhe të ndëshkohen ashpërsisht’, thotë Balla./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.