TRIPOLI – OKB: Autoritetet të bashkëpunojnë me Misionin e Gjetjes së Fakteve

TRIPOLI, 22 gusht /ATSH-AFP/ – OKB-ja u bëri thirrje sot autoriteteve libiane të bashkëpunojnë me ekipin e Gjetjes së Fakteve (FFML), që duhet të hetojnë shkeljet dhe krimet e kryera në një vend të shkatërruar nga grindjet vëllavrasëse që nga rënia e regjimit të Muammar Gadhafi në 2011.

“Misioni Mbështetës i OKB-së në Libi, MANUL, u bën thirrje autoriteteve përkatëse libiane që të bashkëpunojnë plotësisht me Misionin e Gjetjes së Fakteve në Libi (FFML), një hap thelbësor për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe për të parandaluar ndëshkimin e mëtejshëm, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe abuzimet në Libi”, tha OKB në një deklaratë.

Më 22 qershor, Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi një rezolutë që kërkonte dërgimin në Libi të një Misioni për Gjetjen e Fakteve, me qëllim dokumentimin e abuzimeve të kryera atje që nga viti 2016./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.