RETRO/ Himni Kombëtar në paradën e mjeteve të koleksionit shqiptar të automobilave 

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Tingujt e Himnit Kombëtar vijnë këtë herë të interpretuara në një mënyrë krejt të pazakonshme, në paradën RETRO të mjeteve të koleksionit shqiptar të automobilave.

Kryeministri Edi Rama ndau sot videon e veçantë nga karvani i mjeteve RETRO nga koleksioni shqiptar.

“Mirëmëngjes dhe nën ritmin e Himnit Kombëtar të interpretuar në një mënyrë krejt të pazakonshme, në paradën RETRO të mjeteve të koleksionit shqiptar të automobilave, ju uroj një fundjavë të mbarë”, tha Rama.

Në Shqipëri, ka një numër të konsiderueshëm mjetesh rrugore të hershme, por që për shkak se nuk ka pasur një akt ligjor që të mbrojë dhe promovojë këtë pasion, nuk kanë qenë asnjëherë të ekspozuara tërësisht. Ndaj aktivitet e këtij lloji janë një manifestim i të bukurës mbi katër rrota.
Tashmë DPSHTRR, ka krijuar edhe Qendrën Historike Shqiptare RETRO, një hapësirë ku mund të gjenden mjete të hershme dhe jo vetëm, por edhe pjesë mjetesh, dokumentacione, targa të ruajtura nga koleksionistë të sendeve apo relikeve të vjetra dhe që janë të mirëmbajtura./m.m/ /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.