Nis ndërtimi i mbi 500 apartamenteve në Laç nga kompania turke/ Rama: Çdo kush mund ta ndjekë me sy pallatin e vet teksa hedh shtat

 

 

PËR HAJËR😀

PËR HAJËR😀Ja ku filloi edhe ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit! Them ndërtimi në terren, sepse shumëkush në këtë faqe nuk do që ta kuptojë, se ndërtimi ka nisur prej kohësh me projektimin, i cili merr kohën e vet nga planifikimi, dizajni arkitektonik, projekt-zbatimi, studimi gjeologjik – plus në këtë rast procesi i shpronësimeve dhe miratimi i marrëveshjes me kompaninë e donatorit, ndërkohë për ndërtimet me fondet e buxhetit të shtetit, do kohën e vet edhe procedura e garës deri tek kontrata me sipërmarrjen fituese. Disa e harrojnë ose duan ta harrojnë, se në rrugën e Rindërtimit hasëm për dreq edhe Covidin, që na hëngri jo pak kohë të çmuar dhe na i shtyu me detyrim kalendarët e realizimit të Programit të Rindërtimit. Sidoqoftë, sot në Laç nisën gërmimet dhe tanimë puna nuk do të ndalojë deri në dorëzimin e apartamenteve e të njësive tregtare nga miqtë turq, për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit. Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjoze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat🤗#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤***Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, në fillimin e punimeve të projektit të financuar nga Republika e Turqisë, për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me një cilësi të re, në një lagje të Rilindjes Urbane që do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes😍

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 22. August 2020

TIRANË, 22 gusht/ATSH/ Në Laç nisën punimet e ndërtimit në terren të lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizitoi sot kantierin e projektit të financuar nga Republika e Turqisë, për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me një cilësi të re, në një lagje të rilindjes urbane që do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes.

”Ja ku filloi edhe ndërtimi në terren i lagjes së parë për familjet që humbën strehën në tragjedinë e 26 nëntorit”, informoi kryeministri Rama, teksa publikoi pamje nga kantieri i ndërtimit.

“Them ndërtimi në terren, sepse shumëkush në këtë faqe nuk do që ta kuptojë, se ndërtimi ka nisur prej kohësh me projektimin, i cili merr kohën e vet nga planifikimi, dizajni arkitektonik, projekt-zbatimi, studimi gjeologjik – plus në këtë rast procesi i shpronësimeve dhe miratimi i marrëveshjes me kompaninë e donatorit, ndërkohë për ndërtimet me fondet e buxhetit të shtetit, do kohën e vet edhe procedura e garës deri tek kontrata me sipërmarrjen fituese. Disa e harrojnë ose duan ta harrojnë, se në rrugën e Rindërtimit hasëm për dreq edhe Covidin, që na hëngri jo pak kohë të çmuar dhe na i shtyu me detyrim kalendarët e realizimit të Programit të Rindërtimit”, deklaroi Rama.

Sidoqoftë, tha ai, sot në Laç nisën gërmimet dhe tanimë puna nuk do të ndalojë deri në dorëzimin e apartamenteve e të njësive tregtare nga miqtë turq, për zonën 1, ndërkohë që për zonën 2, e cila do të financohet nga buxheti i shtetit, po finalizohet procesi përpara hapjes së kantierit.

“Së shpejti hapen kantieret edhe në Durrës, me lagjen e re në Spitallë dhe pallatet e reja në pikat e ndryshme të qytetit, ku u shembën të vjetrit. Në kantieret e Durrësit, që financohen nga Emiratet e Bashkuara, do të punojë një kompani prestigjoze nga Dubai, me të cilën po bashkëpunojmë ngushtësisht prej muajsh për projektet. Kavaja e Fushë – Kruja kanë nisur në terren me infrastrukturën ku do të ngrihen pallatet e reja, e së shpejti nisin të gjitha. Edhe pak durim dhe çdokush që pret apartamentin e ri, do të mund ta ndjekë me sy pallatin e vet të ri teksa hedh shtat”, bëri të ditur kryeministri.

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj vizitoi sot kantierin e projektit të financuar nga Republika e Turqisë, për ndërtimin e 524 apartamenteve, në një truall rreth 72 mijë metër katrorë, ku familjet që humbën banesën në 26 nëntor, do të jetojnë me një cilësi të re, në një lagje të rilindjes urbane që do të jetë qendra e Laçit të së ardhmes.

Ahmetaj tha se brenda një viti kompania turke që po kryen punimet do të dorëzojë edhe apartamentet për banorët e Laçit, në mënyrë që ata t’i rikthehen jetës normale.

“Tanimë jemi në një fazë të avancuar të projektit të rindërtimit, ku secili mund të shikojë se si po ngrihen godinat e shkollave, shtëpive individuale, apo banesave kolektive për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit “.

Ndërkohë, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara theksoi se ndërtimi i banesave, shkollave e kopshteve do t;i kthejë normalitetin banorëve të Kurbinit.

Përfaqësuesi i kompanisë turke që po kryen punimet në Laç shprehu angazhimin për të përfunduar brenda harkut kohor të një viti ndërtimin e apartamenteve për banorët e Kurbinit.

“Gushtin tjetër njerëzit do të fillojnë të banojnë këtu. Ju jap fjalën time”, u shpreh përfaqësuesi i kompanisë turke “Allbajrak” tha ai./a.gjonaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.