Këndi TIKA në Parkun e Madh, destinacion i fëmijëve për të kaluar orët e paradites

TIRANË, 22 gusht/ATSH/Fëmijët e kryeqytetit kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën pranë këndit TIKA në Parkun e Madh.

Fëmijët kanë gjetur vendin perfekt për të kaluar orët e paradites mes argëtimit, aktivitetit fizik, miqësive të reja dhe gjithçka në këtë oaz ekologjik të ndërtuar enkas për ta.

Ky është këndi i dytë modern lojërash për fëmijë në Parkun e Madh të Liqenit. Dy vite pas hapjes së këndit më të madh të lojërave në vend, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me TIKA-n, ka ndërtoi këndin e dytë më të madh, por më herët kjo hapësirë më parë ishte krejtësisht e degraduar dhe e pashfrytëzuar në pjesën jugore të Parkut të Liqenit. z.tosku /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.