Fleckenstein uron rizgjedhjen e Xhaferit në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

EP plenary session - Preparation of the European Council meeting of 17 and 18 October 2018 - Council and Commission statements

TIRANË, 22 gusht /ATSH – I. Vata/- Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin e BE dhe njëherazi këshilltar i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Knut Fleckenstein ka uruar sot Talat Xhaferin për rizgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veiut.

“Urime Zoti Kryetar Telat Xhaferi për rizgjedhjen si Kryetarë Kuvendi. Fat i mirë dhe i gjithë suksesi i mundshëm në periudhën e ardhshme”, shprehet Fleckenstein.

Më herët edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Talat Xhaferit, me rastin e rizgjedhjes Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Me 62 vota pro, 43 kundër dhe asnjë abstenim deputeti Talat Xhaferi u zgjodh një ditë më parë kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.