Kursi i këmbimit/ Valutat dobësohen në raport me lekun

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten, dollari amerikan dhe monedha europiane euro u dobësuan në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet sot me 123,64 lekë ose 0,12 lekë më pak se një ditë më parë.

Ndërsa monedha e gjelbër amerikane u zhvlerësua me 0,03 lekë dhe këmbehet me 104,69 lekë.

Paundi britanik dhe franga zvicerane, këmbehen sot me lekun respektivisht në vlerat 138,02 lekë dhe 115,03 lekë.

Monedha britanike por edhe franga zvicerane fituan terren kundrejt lekut respektivisht me 0,85 lekë dhe 0,24 lekë. /a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.