Konsulli Kakissis, kontribut në promovimin e qytetit të gurtë si destinacion për turistët grekë

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi, priti sot në një takim të fundit konsullin e Greqisë në Gjirokastër, Lambros Kakissis, teksa po largohet nga qyteti pasi përfundoi detyrën e tij.

Gjatë takimit kryebashkiaku Golemi e falënderoi ambasadorin Kakissis  për bashkëpunimin institucional dhe kontributin e tij në drejtim të ruajtjes e forcimit të raporteve mes dy vendeve fqinje, si dhe promovimit të Gjirokastrës si një destinacion për turistët grekë.

Kryebashkiaku Golemi dhe ambasadori Kakissis ritheksuan edhe njëherë rolin që luajnë shqiptarët në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri, si dy ura lidhëse shumë të rëndësishme mes dy popujve./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.