COVID-19/ Numri i vizitorëve në hotele ra me 75,6% në periudhën prill-qershor

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Për shkak të pandemisë së COVID-19, numri i vizitorëve gjatë periudhës prill-qershor është ulur me 75,6%, në krahasim me tremujorin e dytë 2019, ndërsa numri i netë-qëndrimeve është ulur me 76,6 %, në krahasim me tremujorin e dytë 2019.

Referuar të dhënave të publikuara nga INSTAT, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri patën vetëm 68 mijë vizitorë gjatë gjithë tremujorit të dytë.

Më shumë se një e treta e vizitorëve në hotelet shqiptare gjatë tremujorit të dytë erdhën nga Kosova. Vizitorët nga Italia zunë 15% të totalit, ata nga Gjermania 8%, nga Anglia 5% dhe nga Bjellorusia 2%.

Sektori i turizmit ka qenë një ndër më të goditurit nga kriza e Covid-19. Vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan 6.4 milionë shtetas të huaj./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.