Cakaj, telefonatë me Philippe Champagne: Kanadaja mbështet rolin e pazëvendësueshëm të OSBE për situatën në Bjellorusi

TIRANË, 21 gusht/ATSH/ Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një telefonatë me homologun e tij kanadez, François-Philippe Champagne.

Ministri Cakaj informoi se me Champagne ndanë krejtësisht të njëjtin mendim se roli i OSBE-së është i pazëvendësueshëm në zgjidhjen e situatës së tanishme në Bjellorusi.

“Shqipëria si kryesi e radhës së OSBE-së është e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë e saj për të gjetur një rrugëzgjidhje paqësore e demokratike në Bjellorusi”, bëri të ditur Cakaj.

Gjithashtu, Cakaj bëri me dije se Kanadaja mbështet plotësisht ofertën e Shqipërisë dhe vlerëson lart angazhimet e Kryesisë së radhës së OSBE-së./a.gjonaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.