BRUKSEL – Barnier i shqetësuar për negociatat me Londrën mbi marrëdhënien post-Brexit

BRUKSEL, 21 gusht /ATSH-AFP/ – Kryenegociatori i BE-së për marrëdhënien post-Brexit u shpreh i dëshpëruar dhe i shqetësuar, në përfundim të seancës së shtatë të negociatave për marrëdhien post-Brexit me Londrën.

“Nga ana e saj, Britania e Madhe akuzoi Bashkimin Europian se po vështiron negociatat mbi Brexit pas një serie tjetër bisedimesh duke bërë pak progres”, sipas në komunikate të publikuar sot në Londër.

“Ata që prisnin një përshpejtim këtë javë do të zhgënjehen”, theksoi Michel Barnier në një konferencë shtypi në Bruksel, duke kujtuar se një marrëveshje duhet të arrihet jo më vonë se fundi i tetorit, koha e ratifikimit, para përfundimit të periudhës së tranzicionit, për të pasur një marrëveshje në 1 janar 2021.

“Në këtë fazë, një marrëveshje me Britaninë e Madhe dhe Bashkimin Europian duket e pamundur. Unë thjesht nuk e kuptoj pse po e humbim kohën e çmuar”, theksoi ai me keqardhje.

Ai theksoi se bllokimi kishte të bënte me dy subjektet më të ndjeshme, të cilat janë kushtet e konkurrencës së drejtë (standardet sociale dhe mjedisore, ndihma shtetërore) dhe peshkimi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.