Mundësi reale për të gjetur profesionin e duhur në treg/ Arsimi profesional, punësim i menjëhershëm pas diplomimit


TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj nënvizoi sot rëndësinë e arsimit profesional, si një mundësi për të gjithë ata që duan jo vetëm të marrin një zanat, por të punësohen në një kohë të shpejtë.

Denaj tha se “Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive e kanë në fokusin e tyre të punës”.

“Shkolla e mesme profesionale shtetërore në qarkun e Gjirokastrës është një mundësi reale për të gjetur profesionin e duhur në tregun rajonal të punës. Avantazhet që ofrohen janë të shumta: infrastrukturë për personat me nevoja të veçanta; ngrohje qendrore dhe dalje emergjence; punësim i menjëhershëm pas diplomimit; mundësi për të vazhduar arsimin e lartë dhe praktikë në biznese”, tha Denaj.

Ministrja shtoi se “shkolla e Mesme profesionale shtetërore “Thoma Papano” ofron degë si: shërbime mjetesh transporti; shërbime xhenerike; teknologji informacioni dhe komunikimi; mbështetje e përdoruesve në TIK; elektroteknikë , elektroteknikë e integruar me elektronikë; panele diellore dhe hidraulike”. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.