FOTO- Investime në infrastrukturë/ Nga asfaltimi e deri tek ndriçimi, rikonstruktohen 13 rrugë në bashkinë e Durrësit

TIRANË, 1 gusht /ATSH – I. Vata/ Bashkia Durrës vijon punën për mirëmbajtjen e segmenteve rrugore dhe ndriçimit në të gjithë territorin e saj.

Në këtë bashki së fundmi ka përfunduar rikonstruksioni i gjithë trotuari prej 300 m2 në rrugën “Fetah Bllaca” si dhe një riparimesh në infrastrukturë

Bashkia Durrës në njoftimin e saj bën të ditur se, “është rikonstruktuar i gjithë trotuari prej 300 m2 në rrugën “Fetah Bllaca “, janë kryer riparime të shumta në rrugët: Jahja Ballhysa, Neki Libohova, Abaz Çelkupa, Stefan Kaçulini, Mikëpritja Durrsake, Lazer Murati, Asti Gogoli, Bajram Tusha, Bulevardi Epidamn, etj”.

Njëkohësisht në bashkinë Durrës vijon puna dhe në njësitë e tjera administrative ku kanë përfunduar punimet për një sërë segmentesh rrugore që Ura e Bojës në Sukth e deri tek rrugët kryesore të Sukthit.

“Njëkohësisht me qytetin vijon puna edhe në njësitë e tjera administrative. Ka përfunduar rehabilitimi Urës së Bojës në njësinë administrative Sukth dhe vijon puna në segmentin Kthesa e Ariut-Kryqëzimi Perlat-Rrushkull. Paralelisht po punohet edhe në rrugën kryesore të Sukthit me riveshje të disa segmenteve dhe mbushjen e gropave në 9 km gjatësi”, bën të ditur bashkia e Durrësit.

Këto investime në infrastrukturë janë pjesë e punës së përditshme të bashkisë së Durrësit në shërbim të qytetarëve.

“Mirëmbajtja e rrugëve nis me asfaltimin, rregullimi e trotuareve dhe të ndriçimit dhe janë  13 rrugë ku është ndërhyrë, puna vazhdon”, thuhet në njoftimin e Bashkisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.