Braho për ATSH-në/ Eksportet bujqësore u rritën me 3.9% gjatë gjysmës së parë të vitit

TIRANË, 20 gusht/ATSH/ Eksportet bujqësore u rritën me 3.9% gjatë gjysmës së parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë.

Sipas të dhënave të bëra publike për ATSH-në, nga Këshilltari i Komunikimit pranë Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Alket Braho, në vlerë eksportet bujqësore gjatë periudhës janar-qershor llogariten 18,988 milion lekë, nga 18,268 milionë lekë që rezultuan në periudhën janar-qershor 2019.

Referuar të dhënave, edhe importet gjatë kësaj periudhe kanë patur një rritje prej 3.1%, nga 56,572 milionë lekë në 2019 në 58,337 milionë lekë në 2020.

Raporti eksport/import për 6-mujorin e parë të vitit 2020 1:3.1, pra në të njëjtin nivel si në 2019 (për të njëjtën periudhë).

Produktet më të eksportuara gjatë 6 mujorit të 2020-s janë fruta-perimet, pjepër dhe shalqinj, domate, kastraveca, lakër, lulelakër, etj.

Kështu për 6 mujorin 2020 sasia e eksportuar e fruta-perimeve përbën 68.6% të sasisë totale të eksportuar dhe 33.4% të vlerës së eksporteve totale./a.gjonaj//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.