PRISHTINE, 20 gusht /ATSH/ Është anuluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, kryetari të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe liderëve të tjerë të koalicionit qeverisës.
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë për KosovaPress se ky takim do të mbahet të hënën.
Ndërkaq, shtyrja e këtij takimi thuhet të jetë bërë për shkaqe objektive, kështu ka thënë zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj.
“Takimi është anuluar për shkaqe objektive. Takimi do të mbahet të hënën”, tha Blakaj. /KosovaPress/
