Ngadalësoni përhapjen e COVID-19/ Ekspertët e shëndetësisë sugjerojnë rregulla për normalitetin e ri

TIRANË, 19 gusht/ATSH/Ekspertët e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor thonë se normaliteti i ri kërkon të jemi vigjilentë në përditshmërinë tonë duke respektuar 8 rregulla të rëndësishme.

Sipas specialistëve të FSDKSH, secili prej nesh duhet të tregohet i kujdesshëm për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19.

“Normaliteti i ri kërkon të jemi vigjilentë në përditshmërinë tone Tregohuni të kujdesshëm ngadalësoni përhapjen e COVID- 19.Zbatoni Rregullat, mbro vetën, mbro shëndetin”, thonë specialistët e FSDKSH.

“Ngadalësoni përhapjen e COVID-19. Informohuni mbi situatën epidemiologjike nëse do të udhëtoni. Pini ujë të kontrolluar. Gatuani mirë produktet e mishit. Vendos maskën. Ajrosni rregullisht ambientin ku rrini. Lani shpesh duart. Shmangni tregjet e produkteve të mishit. Shmangni aktivitetet kulturore me kafshë. Informohuni mbi situatën epidemiologjike nëse do të udhëtoni”, referojnë ekspertët e shëndetësisë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.