Eksportet e mineraleve dhe lëndëve djegëse llogariten 21 985 milionë lekë, pjesa më e madhe drejt Spanjës

TIRANË, 19 gusht/ATSH/ Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse llogariten 21 985 milionë lekë në fund të muajit korrik të këtij viti.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në periudhën janar-korrik gati gjysma e eksporteve të mineraleve dhe lëndëve djegëse kishte destinacion Spanjën.

Eksportet e këtij grupi drejt Spanjës llogariten 8.567 milionë lekë.

Ndërkohë vendi tjetër drejt së cilit ne kemi eksportuar minerale, lëndëve djegëse dhe energji elektrike është Kosova.

Referuar të dhënave gjatë shtatëmujorit janë eksportuar drejt Kosovës 2.046 milionë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Drejt Gjermanisë, Shqipëria eksportoi vetëm 548 milionë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, ndërsa drejt Italisë 729 milionë lekë./a.gjonaj//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.