Rritet përpunimi i mallrave, mbi 8 mijë tonë gjatë 7 muajve në portin e Durrësit

TIRANË, 18 gusht/ATSH/ Thuajse të gjitha mallrat e importit të grupit të materialeve të ndërtimit që mbërrijnë me anije në portin më të madh të vendit kanë pësuar një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar.

Nga të dhënat 7-mujore të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës mësohet se rritja ka shënuar shifra nga 2 –25 mijë tonë për secilin nga materialet.

Megjithë situatën e krijuar nga pandemia në pjesën e parë të vitit, në Terminalin Perëndimor dhe në atë Lindor janë përpunuar 92 mijë t çimento, 58 mijë t hekur, 67 mijë t profile, prokate, llamarinë; 24 mijë t xhama, etj.

Sasia e përgjithshme e mallrave të importit që janë përpunuar në portin e Durrësit në periudhën 7-mujore arrin në 831 mijë t, ose 15 përqind më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2019./k.s//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.