Forcat e Armatosura shuajnë vatrat e zjarrit me helikopter/ Xhaçka: Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/764413227708075/

 

TIRANË, 18 gusht /ATSH/ Helikopterët e Forcave të Armatosura kanë qenë këto ditë në krye të detyrës duke shuar vatrat e zjarreve në vend.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka publikuar një video, nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.

Ministrja Xhaçka ka përshëndetur dhe vlerësuar sot punën e efektivëve të Forcave të Armatosura, teksa ka publikuar një video nga një operacion i shuarjes së një vatre zjarre përmes ndërhyrjes nga ajri.

“Respekt për punën e palodhur të çdo efektivi të Forcës së Armatosur, që çdo ditë janë në shërbim të komunitetit, përmes operacioneve në ndihmë të qytetarëve në tokë e në mbrojtje të pasurisë kombëtare në ajër” është shprehur Xhaçka.

/gj.mima//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.