DUBLIN – Irlanda shtrëngon kufizimet në tubime

DUBLIN, 18 gusht /ATSH-AFP/ – Qeveria irlandeze vendosi sot të shtrëngojë kufizimet në tubime, përfshirë në mjediset sportive, me qëllim frenimin e rritjes së infektimeve nga koronavirusi i ri.

“Tubimet në natyrë do të kufizohen në 15 persona, në krahasim me 200 deri më tani”, tha kryeministri Micheal Martin në një konferencë për shtyp pas një takimi të ministrave.

“Në mjediset e brendshme lejohen vetëm grupe prej gjashtë personash dhe jo më 50, me përjashtim të shërbimeve fetare, siç janë meshat ose dasmat”, shtoi ai.

Kafenetë dhe restorantet mund të mbeten të hapura duke respektuar masat mbrojtëse, por duhet të mbyllen në orën 11:30 pasdite.

Ngjarjet sportive do të mbahen pa audiencë./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.