COVID-19 – Merkel përjashton lehtësimin e mëtejshëm të rregullave shëndetësore

DUSELDORF, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel përjashtoi sot çdo masë të re për të lehtësuar rregullat shëndetësore përballë rritjes së tanishme të rasteve të COVID-19 në Gjermani, duke i kërkuar popullatës që të respektojë rreptësisht udhëzimet.

“Nga këndvështrimi im, lehtësimi i mëtejshëm nuk mund të ndodhë aktualisht”, theksoi ajo, ndërkohë që ekonomia më e madhe europiane po përballet me një ringjallje të infeksioneve, më shumë se 1 000 raste të reja pothuajse çdo ditë.

“Dyfishimi i rasteve të vëzhguara mesatarisht në të gjithë Gjermaninë, gjatë tri javëve të fundit, përbën një zhvillim i cili nuk duhet të vazhdojë, por që, përkundrazi, duhet ta frenojmë”, vazhdoi kancelarja.

Për këtë arsye, Merkel ka qenë e vendosur në lidhje me nevojën për të përdorur maskë në vende të caktuara publike, por edhe për të respektuar karantinën e detyruar në rast të kthimit nga qëndrimi në një zonë të klasifikuar si me rrezik nga qeveria./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.