BRUKSEL – Rifillojnë negociatat post Brexit

BRUKSEL, 18 gusht /ATSH-AFP/ – Bisedimet midis Londrës dhe BE-së, për të gjetur një marrëveshje mbi marrëdhëniet e tyre post Brexitit, rinisin sot në mbrëmje në Bruksel, pas një seance të mëparshme të pasuksesshme.

“BE dëshiron një marrëveshje, një partneritet ambicioz dhe të drejtë me Britaninë e Madhe”, theksoi një zëdhënës i Komisionit Europian.

“Ne duhet të gjejmë një marrëveshje deri më tetor”, kujtoi ai.

Ekipet negociuese do të takohen në Bruksel të mërkurën për një seancë të shtatë, që do të përfundojë të premten.

Marrëveshja do të duhet të ratifikohet nga parlamentet britanike dhe europiane përpara fundit të dhjetorit, kur përfundon edhe periudha e tranzicionit./ /ervo/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.