BE i dhuron Shqipërisë 10,000 komplete të testimit të shpejtë për COVID-19

TIRANË, 18 gusht /ATSH – I. Vata/- Bashkimi Europian i dhuroi sot Shqipërisë 10,000 komplete të testimit të shpejtë për COVID-19.

Lajmi bëhet i ditur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri, i cili u shpreh se pjesa e parë e 10,000 kompleteve të testimit të shpejtë për COVID19 dhuruar nga Bashkimi Evropian arriti sot në Institutin e Shëndetit Publik.

Po ashtu, delegacioni i Bashkimit Eropian tha se “paketat e testimit të shpejtë pasojnë mbështetjen e madhe të BE-së me pajisje mjekësore prej 4 milion € të siguruara nga UNOPS si pjesë e ndihmës më të gjerë të BE-së për Shqipërinë në luftën kundër COVID19”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.