Përmbyllja e emergjencës humanitare në kufirin me Greqinë/ Majko: Falënderim për angazhimin e trupës ushtarake dhe policore

TIRANË, 17 gusht /ATSH/ Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka falënderuar sot strukturat shtetërore të cilat u angazhuan për përmbylljen e emergjencës humanitare në kufirin me Greqinë.

“Falenderim për të gjitha strukturat shtetërore të angazhuara për përmbylljen e emergjencës humanitare veçanërisht për trupën ushtarake dhe policore të angazhuara në kufirin me Greqinë fqinje, nën drejtimin e kolegëve Olta Xhaçka dhe Sandër Lleshaj”, është shprehur ministri Majko.

Ministri Majko ka falënderuar edhe angazhimin e kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt

“Ndaj si më të veçantë, që pavarësisht moshës, angazhimin të cilin ja kërkova kryepeshkopit Anastas Janullatos, në ndërmjetësimin që kriza të përmbyllej sa më shpejt”, ka theksuar Majko.

Ministri Majko është shprehur se “të tjerat, janë fjalë për “lugën” e atyre që dinë veç çfarë nuk duan”.

/gj.mima//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.