COVID-19/ Manastirliu: Normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh

TIRANË, 17 gusht /ATSH/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ripërsëritur mëngjesin e së hënës, apelin për kujdes në normalitetin e ri me të cilin duhet të mësohemi të gjithë.

Manastirliu thotë se normaliteti i ri kërkon vetëm pak kujdes nga secili prej nesh, në përditshmërinë tonë. “Ndihmoni në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, duke zbatuar disa rregulla të thjeshta”, shprehet ministrja.

Ajo rendit rregullat që duhet të zbatojë secili në situatën e pandemisë të shkaktuar prej covid-19.

“Lani duart për 20 sekonda. Kur del me miq vendos maskë. Qëndro të paktën 1 metër larg nga tjetri. Mos prek sytë, hundën gojën. Mbuloni gojën kur kolliteni apo teshtini. Qëndroni në shtëpi nëse jeni të sëmurë. Dezinfekto objektet që prekni shpesh”, apelon Manastirliu. z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.