Boshatiset Kakavija/ Braçe: Ndërsa Basha po fle, shtetasit shqiptarë rezidentë në Greqi janë në shtëpi

TIRANË, 17 gusht /ATSH – I. Vata/- Zëvendëskryeministri Eron Braçe tha sot se ndërsa Lulzim Basha po fle ende, shtetas shqiptarë rezidentë në Greqi, shtetas shqiptarë të minoritetit grek e shtetas grek, tani janë në shtëpitë e tyre.

Braçe shprehet se “Kakavia u boshatis. U sfilitën gjithë natën, bën roje e përgjuan radhën, u luten që të mos shkurtohej, njerëzit të mos kalonin, të paktën jo të gjithë që dje, të kish dhe sot, aty në radhe. Çdo bëjnë sot? Mllefi për vota si politikë do radhët. Ndërkohë sot është një ditë e re për të gjithë, me Atdhe, qeveri, ushtri, polici, shërbim shëndetësor, urgjencë mjekësore e emergjence civile, me shtetas shqiptare e të huaj. Patjetër me kufij, fqinjë të përjetshëm, rregulla të zakonshme e rregulla të administrimit të sëmundjes, të njëjta për të gjithë e në ndryshim për të mundur sëmundjen kudo. Rregullat shpëtojnë jetë, zbatohen, nuk diskutohen. Situata e tre ditëve të fundit, duhet të jetë një mësim për të gjithë”.

“Së pari për institucionet, organizimin, forcimin, rritjen e aftësive të tyre analizuese, programuese e administruese të flukseve në hyrje e në dalje të Shqipërisë, përshtatur me rregullat e zakonshme e rregullat e krizave si kjo e pandemisë. Policia Kufitare duhet te rritet e fuqizohet përtej vulës në pasaportë, ligjshmërisë së letrave e mallrave, të mbledh shifra, të analizojë, të programojë, të sinjalizojë, të mobilizoje agjenci të tjera, të komunikoje e bashkëpunojë me njerëzit për të eliminuar krizat e përsëritura në kufi, edhe ato që ndodhin jo për faj të saj”, shprehet ai.

“Së dyti për të gjithë ne si qytetarë, vijojmë të sillemi si në të shkuarën. Ndërtuam një normalitet tonin ndër vite, në verë e festat në të, por koha ka ndryshuar, rregullat e reja po imponojnë një normalitet të ri. Këtij normaliteti nuk i iket, nuk ja hedhim e as ja bëjmë dot me hile në një ditë, duhet t’i përshtatemi e ta jetojmë, veçanërisht kur kalojmë kufirin për atje. Se treti, për politikën. E kam menduar gjithë jetën si shërbim publik, por e vjetër, e lodhur, mbështetur veç tek votat nga pakënaqësia e mllefi është e neveritshme, e turpshme, e padobishme. Mllefi e urrejtja nuk i kaloi njerëzit në kufi, as Iliri qe urren qeverinë e çdo shërbyes publik, as Luli që do qeverinë e tij si përsëritje me gjak”, përfundoi Braçe. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.