Situata në kufi/ Vokshi: Është krijuar një krizë e vërtetë humanitare

TIRANË, 16 gusht/ATSH/ Partia Demokratike reagoi sot lidhur me radhët e gjata të krijuara në kufi me Greqinë.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se “është një krizë që tregon dështimin e qeverisë për të komunikuar me qytetarët e vet në këtë kohë kaq delikate dhe të rrezikshme për shëndetin”.

“Shqetësimi ynë i parë sot është për të gjithë ata shqiptarë që po torturohen dhe rraskapiten prej 5 ditësh në kufi, pa ujë pa ushqime, pa shërbime shëndetësore, ku është krijuar një krizë e vërtetë humanitare”, tha ajo.

“Është krizë e krijuar nga paaftësia dhe papërgjegjshmëria e kësaj qeverie, e cila nuk testoi dhe vazhdon të mos testojë masivisht për parandalimin e përhapjes së virusit”, tha Vokshi. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.