Përfundojnë me sukses sondat gjeologjike tek trualli i Teatrit të ri, Veliaj: Do jetë shtëpia e re e artit dhe e bashkimit

TIRANË, 15 gusht/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj ka lajmëruar se kanë përfunduar me sukses sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri, që do të nisë punën këtë vit.

Veliaj thotë se pavarësisht debateve për teatrin, qytetarët do të kenë një shtëpi të re arti, si simbol i mirësisë mes njëri-tjetrit.

“Përfundojnë me sukses sondat gjeologjike tek trualli i teatrit të ri që do të nisë punën këtë vit të përvjetorit të Tiranës kryeqytet. Me gjithë debatet, jam i bindur se projekti i BIG – Bjarke Ingels Group do të jetë shtëpia e re e artit, bashkimit e mirësisë mes nesh”, shprehet Veliaj.

Veliaj ka deklaruar më herët se deri në fund të këtij muaji do të kemi edhe design-in përfundimtar, tani edhe me studimin gjeologjik për teatrin e ri kombëtar. Sipas tij, ky do jetë një ndër projektet më të bukura të këtij viti. z.tosku//a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.