Mirëkuptim e gatishmëri nga pala greke pas bashkëpunimit në çdo nivel/Rama: Sot do të punohet edhe gjatë natës në Kakavijë

TIRANË, 15 gusht /ATSH/ Pala greke do të vijoj punën në sportele gjatë natës së sotme për të bërë të mundur uljen e radhëve të qytetarëve në pikën kufitare të Kakavijës.

Kryeministri Rama mbi këtë zhvillim të fundit ka shprehur mirënjohje për mirëkuptimin nga pala greke.

“Gjatë gjithë ditës kemi bashkëpunuar me palën greke në çdo nivel. Kemi gjetur mirëkuptim e gatishmëri dhe faktin është se e njëjta situatë është edhe në kufijtë e tjerë të Greqisë. Faleminderit për vazhdimin e punës gjatë natës sot dhe lutemi mirëkuptimin e qytetarëve në vijim”, shprehet Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.