Mbi 19000 shërbime mjekësore në qendrat shëndetësore verore, mes tyre shërbim falas edhe për 1500 turistë të huaj

TIRANË, 15 gusht/ATSH/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka thënë se në qendrën shëndetësore të Shëngjinit, shërbimi mjekësor nuk ka të ndalur jo vetëm për banorët por edhe për turistët.

Sipas saj, nga veriu në jug janë 18 qendra shëndetësore janë vëne në dispozicion gjatë sezonit turistik.

“Në qendrën shëndetësore të Shëngjinit, ku nuk është ndalur për asnjë moment shërbimi mjekësor jo vetëm për banorët por edhe turistët e shumtë që frekuentojnë këtë zonë turistike. Në 28 qendra shëndetësore verore, nga veriu në jug vijon shërbimi 24/7 gjatë gjithë sezonit turistik”, tha Manastirliu.

“Mbi 19000 shërbime mjekësore janë dhënë nga mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore verore, mes tyre kanë marrë shërbimin falas edhe 1500 turistë të huaj.
160 mjekë dhe infermierë të trajnuar edhe për situatën e epidemisë kanë identifikuar dhe referuar 80 raste të dyshuara për COVID-19”, informon ministrja.  z.tosku//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.