GJERMANI – Merkel paralajmëron për përkeqësim global të situatës humanitare 

BERLIN, 15 gusht /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmëroi sot për përkeqësimin e situatës humanitare në të gjithë botën, duke vlerësuar se pandemia e koronavirusit të ri dhe ngrohja globale ka të ngjarë të çojnë në urgjenca të mëtejshme.

“Ne duhet të supozojmë se pandemia dhe ndryshimi i klimës do të ndryshojnë situatën për shumë njerëz në mbarë botën”, shtoi ajo në videomesazhin e saj të përjavshëm.

“Si shtet, është e rëndësishme të mobilizoni sa më shpejt ndihmën humanitare”, vazhdoi kreu i qeverisë gjermane.

Si shembuj, Merkel emëroi operacionet nga “Bundeswehr” dhe veprimtarinë e Agjencisë Federale për Ndihmë Teknike (THW) në Liban, pas shpërthimit në portit e Bejrutit.

Gjithashtu, duke përmendur Ditën Botërore të Ndihmës Humanitare, më 19 gusht, kancelarja gjermane theksoi edhe rëndësinë e mbrojtjes së punonjësve të ndihmës./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.