FA-të pranë qytetarëve me ndihma ushqimore dhe maska/ Xhaçka: Qeveria po bën gjithçka për t’i dhënë fund vuajtjeve të bashkëatdhetarëve në Kakavijë

TIRANË, 15 gusht/ATSH/- Qeveria shqiptare po bën gjithçka është në dorën e saj për t’i dhënë fund sa më shpejt vuajtjeve të bashkëatdhetarëve në Kakavijë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, pasditen e të premtes ka bërë të ditur se Forcat e Armatosura vijojnë të asistojnë qytetarët të cilët vijojnë të jenë pritje për të kaluar nga krahu tjetër i kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës.

“Qeveria shqiptare po bën gjithçka është në dorën e saj për t’i dhënë fund sa më shpejt vuajtjeve të bashkëatdhetarëve në Kakavijë, ndërkohë që Forcat e Armatosura po asistojnë vazhdimisht qytetarët që nga uji i pijshëm e deri te maskat. FA në krye të detyrës!”,- shprehet Xhaçka.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.