ZVICËR – UNICEF: Të respektohen të drejtat e fëmijëve në Bjellorusi

GJENEVË, 14 gusht /ATSH-AFP/ – Fondacioni i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) ​​bëri thirrje sot për respektimin e të drejtave të fëmijëve në Bjellorusi, pas raportimeve për përdorim të forcës kundër të miturve, gjatë protestave.

“Ndalimi i arrestimeve të shumë personave, përfshirë të miturit, është një hap i parë i rëndësishëm, por shqetësimet serioze mbeten te raportimet për përdorimin e forcës nga policia kundër protestuesve dhe, shpesh, fëmijëve”, tha UNICEF në një deklaratë.

“Mungesa e informacionit për numrin e fëmijëve të arrestuar dhe të liruar është gjithashtu shqetësuese”, shtoi organizata.

Protestat kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksandër Lukashenko janë në rritje, që nga e diela, ndërsa kandidatja presidenciale e opozitës bëri thirrje për mitingje masive gjatë fundjavës./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.