UASHINGTON – Zgjatet kufizimi i udhëtimeve në kufirin SHBA-Meksikë-Kanada

UASHNGTON, 14 gusht /ATSH-AFP/ – SHBA-ja, Kanadaja dhe Meksika vendosën ta zgjasin kufizimin e udhëtimeve në kufijtë e tyre të përbashkët deri më 21 shtator, tha sot Sekretari amerikan i Përkohshëm për Sigurinë e Brendshme, Chad Wolf.

“Ne vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë kanadezë dhe meksikanë për të ngadalësuar përhapjen e COVID-19”, shtoi Wolf.

“Në përputhje me rrethanat, kemi rënë dakord të zgjasim kufizimin e udhëtimeve jothelbësore në zonat tona të përbashkëta të hyrjes deri më 21 shtator”, vazhdoi ai.

Njoftimi i Wolf-it konfirmoi raportimet e mëparshme në mediet lokale të Meksikës se mbyllja e kufirit të saj prej 3 200 kilometrash me SHBA do të zgjatej për 30 ditë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.