U shemb nga tërmeti i 26 nëntorit/ Drejt rindërtimit shkolla e mesme “Kajo Karafili”

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/916588602186559/

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Shkolla e Mesme “Kajo Karafili” në Shijak, e cila doli jashtë funksionit prej tërmetit të 26 nëntorit, po rindërtohet.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm një video nga punimet për rindërtimin e kësaj shkolle.

“Mirëmëngjes dhe me një përshëndetje të veçantë për fëmijët, prindërit, mësuesit dhe ekipin drejtues të shkollës “Kajo Karafili”, që pasi doli jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit, po rilind, më e fortë, më e bukur, më e madhe e me plot gjëra të reja, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, është shprehur Rama.

Shkolla e Mesme “Kajo Karafili do të mirëpresë 200 nxënës dhe do të ketë 15 klasa dhe 6 laboratorë.

/gj.mima/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.