Stoku i rezervës valutore shënoi rreth 3.32 miliardë euro në fund të tremujorit të parë

TIRANË, 14 gusht /ATSH/ Rezervat valutore të vendit që mbahen nga Banka e Shqipërisë kryesisht në euro, dollarë e shumë pak në ar, kanë ardhur në rritje të qëndrueshme.
Në fund të muajit mars 2020, stoku i rezervës valutore shënoi vlerën e rreth 3.32 miliardë euro.
Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ky nivel vlerësohet i mjaftueshëm për mbulimin e 6.5
muajve import mallrash dhe shërbimesh.
Ndërsa mbulon rreth 155% të borxhit të jashtëm afatshkurtër bruto.
Çdo vit Banka e Shqipërisë planifikon të blejë valutë në treg me synim rritjen e rezervave të saj valutore, përmes një kalendari të përcaktuar që në fillim të vitit për një shumë që luhatet në rreth 100-130 milionë euro, duke garantuar sistem financiar të shëndetshëm. /a.a//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.