Rindërtimi i shkollës “Neim Babameto” në Durrës me projekt fantastik të arkitektit Mario Cuccinella/ 143 shkolla të reja me standarde europiane brenda 2021

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Shkolla “Neim Babameto” në Durrës u shkatërrua natën e 26 nëntorit, por sot po rilind më e madhe, më e bukur e me plot risi për nxënësit e për trupën pedagogjike, falë projektit fantastik të arkitektit të famshëm italian, Mario Cuccinella.

Kështu u shpreh sot Kryeministri Edi Rama, ndërsa ndau foto nga kantieri i ndërtimit të kësaj shkolle.

“143 shkolla të reja me standarde europiane, të gjitha gati brenda vitit 2021, në vend të godinave të sojsojshme të goditura nga fatkeqësia e fundvitit 2019, janë një përgjigje kuptimplotë në emër të Shqipërisë që duam”, tha Rama.

/m.m//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.