Parashikimi i motit, 14 gusht 2020

TIRANË, 14 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se gjatë ditës së premte moti parashikohet të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta dhe lokale në orët e nxehta të ditës.

Era do të jetë nga veriperëndimi-verilindja 1-8m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intensitet deri në 10m/s. Valëzimi  i forcës 0-1 ballë.

          Temperaturat parashikohen: 

 QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/36 Diell
Kukës 18/33 Diell pak shi
Lezhë 23/36 Diell
Dibër 17/33 Diell pak shi
Durrës 22/35 Diell
Tiranë 24/36 Diell
Elbasan 22/38 Diell
Berat 19/38 Diell
Vlorë 22/35 Diell
Korçë 17/30 Diell pak shi
Gjirokastër 18/37 Diell
Sarandë 19/34 Diell

                                   

                 

           

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.