“Je aq i fortë sa të mbash një maskë?”/ Apeli i mjekëve shqiptarë dhe italianë për të luftuar COVID-19


TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot apelin e mjekëve shqiptarë dhe atyre italianë për të zbatuar rregullat kundër COVID-19.

“A je aq i fortë sa të mbash një maskë? Ju lutem dëgjoni thirrjen e mjekëve shqiptarë dhe italianë, që së bashku luftojnë COVID-19”, tha Manastriliu.

“Gjatë këtyre muajve kemi mësuar të njohim COVID-19, punuam për ta kontrolluar epideminë, por na duhet ndihma e të gjithëve, e mjekëve dhe infermierëve, politikanëve dhe mbi të gjitha, e qytetarëve. Së bashku jemi më të fortë. Nëse numri i të infektuarve rritet, spitalet dhe terapitë intensive nuk do t’i kurojnë dot të gjithë që kanë nevojë. Nëse mendon se je i fortë dhe virusi nuk të tremb, kemi nevojë për ty. Një stil jete i shëndetshëm është shumë i rëndësishëm. Vendosja e maskës nuk të mbron vetëm ty. Mbron më të dobëtin dhe komunitetin. Je aq i fortë sa të lash duart dhe të mbash një distancë sigurie me të tjerët? Je aq i fortë sa të mbash maskë?”, thuhet në videon me thirrjet sensibilizuese të mjekëve shqiptarë e italianë. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.