Agjencia Telegrafike Shqiptare

GJERMANI – “Commerzbank” mbyll 200 degë 

FRANKFURT, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Kompania gjermane “Commerzbank” njoftoi sot se 200 degët e saj, aktualisht të mbyllura për shkak të pandemisë së koronavirusit, nuk do të rihapen.

“Ky vendim shpejton planet e ristrukturimit të bankës në vështirësi, sepse mbyllja përfundimtare e degëve ishte caktuar për në fund të vitit 2023”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Si rezultat, rrjeti i huadhënësit do të ulet nga 1 000 në 800 degë.

Punonjësit e prekur nga shkurtimet do të transferohen në vendet e tjera të afërta të Commerzbank-ut./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version