Gati ndërtimi i godinës së Arkivave të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Durrës/ Patenta shqiptare dokument i besueshëm ndërkombëtarisht

TIRANË, 14 gusht/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “është gati edhe kantieri i ndërtimit nga themelet i Godinës Qendrore të Arkivave të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në Durrës”.

Rama tha se “ndërkohë po dixhitalizohen regjistrat e bërë kapicë pa asnjë lloj mirëmbajtjeje në 30 vjet, të cilët do të jenë online me indekse e kode në një format unik kombëtar, dhe çdo e dhënë për çdo mjet e për çdo drejtues mjeti, do të jetë e paprekshme dhe e pafalsifikueshme

“DPSHTRR po punon të ofrojë shërbime me kushte optimale që përfundimisht ky institucion të europianizohet nga A-ja tek Zh-ja, duke unifikuar praktikat europiane dhe duke i kthyer lejedrejtimin dhe regjistrimin e mjeteve rrugore në Shqipëri në shërbime të besueshme e të pranuara ndërkombëtarisht kudo”, tha Rama.

/m.m/ /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.