BELGJIKË – Ende asnjë përparim në bisedimet për koalicionin qeverisës

BRUKSEL, 14 gusht /ATSH-DPA/ – Kanë kaluar rreth 500 ditë nga zgjedhjet parlamentare në Belgjikë dhe perspektiva e një përparimi në formimin e një koalicioni qeverisës është ende larg.

“Personat e ngarkuar nga Mbreti Philippe, Bart De Wever i nacionalistëve flamandë dhe Paul Magnette i socialistëve të Valonjës, për të dëgjuar koalicionet e mundshme, u tërhoqën”, raportoi media lokale.

Në fillim të javës tjetër, mbreti pritet të emërojë një ekip të ri ndërmjetësish.

Qeveria aktuale e kujdestarisë, e udhëhequr nga kryeministrja liberale, Sophie Wilmes, mbështetet nga tri parti që kontrollojnë vetëm 38 nga 150 vendet në parlament.

Administrimi i përkohshëm i Wilmes është i kufizuar në një maksimum prej gjashtë muajsh dhe është i përqendruar vetëm në trajtimin e pandemisë së COVID-19.

Ajo duhet të fitojë një tjetër votëbesim parlamentar në shtator, përndryshe Belgjika mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.