Taskforca antiCovid/ AKU kryen 287 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin

TIRANË, 13 gusht/ATSH/ Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer 287 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin.

Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë kryer gjatë ditës së sotme 287 inspektime dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid.

“Kërkohet nga Taksforca që nga çdo biznes të zbatohet me përpikëmëri protokolli i sigurisë antiCovid, mbajtja e detyruar e maskave në ambiente të brendshme, higjienizimi i ambienteve dhe ruajtja e distancës fizike si e vetmja mënyrë për të kufizuar përhapjen e virusit.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 22 mostra, kryesisht në monitorim të qumështit dhe në fruta-perime”, informon AKU.

“Autoriteti Kombëtar i Ushqimit vazhdon pandërprerë punën në terren në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorit”, bën të ditur AKU-ja.

z.tosku/ /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.