Shpenzimet buxhetore u zgjeruan me 1.2% në 3-mujorin e dytë 2019

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, shpenzimet buxhetore u zgjeruan me 1.2% në terma vjetorë në tremujorin e dytë të vitit.
Pagesat e drejtpërdrejta të qeverisë, në përmbushje të mbështetjes financiare të deklaruar me të dyja paketat fiskale, përfaqësonin rreth 10% të totalit të shpenzimeve të realizuara në tremujorin e dytë.
Transfertat për të punësuarit aktualë, por të papaguar nga punëdhënësit, apo për të larguarit nga puna si pasojë e pandemisë, kontribuuan me rreth 9.2% në rritjen e totalit të shpenzimeve për tremujorin e dytë.
Nga ana tjetër, thuajse të gjithë zërat e tjerë të shpenzimeve (përjashtuar shpenzimet për ndihmën ekonomike si edhe shpenzimet për papunësinë) njohën tkurrje në terma vjetorë,
kryesisht si pasojë e ngrirjes së pjesshme të disa zërave, të tillë si shpenzimet për pushtetin lokal, shpenzimet kapitale, shpenzimet operative, etj.
Këta zëra regjistruan dhe kontributet më të larta negative tek rritja e totalit të shpenzimeve, përkatësisht me 3.9, 2.9 dhe 0.8%. /a.a//r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.