Rritje e investimeve/ 10 milionë euro për 31 projekte në 31 bashki të vendit

TIRANË, 13 gusht /ATSH/ 31 bashki do të përfitojnë 31 projekte me një financim prej 10 milionë eurosh në kuadër të programit italo-shqiptar IADSA. Këto financime do të rigjallërojnë qytetet si dhe do rrisin standardet e investimeve në vendin tonë.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj e cila shprehet se kanë filluar procedurat për zbatimin e tyre.

“31 projekte në 31 bashki të vendit kanë filluar procedurat për zbatimin e shpejtë të tyre. 10 milionë euro financim përmes IADSA do të shkojnë për nisma, të cilat rigjallërojnë qytetet dhe rrisin standardet e investimeve”, shprehet Denaj.

Gjithashtu ministrja thekson se përveç këtyre projekteve me AICS Tirana do nisin një sërë investimesh duke nisur nga rikonstruksioni i shkollave deri tek qendrat multifunskionale për qytetarët.

Denaj tha se “së bashku me AICS Tirana do të rikonstruktojmë shkolla, qendra shëndetësore, njësi kulturore, qendra multifunksionale për të rinj dhe qendra sociale për qytetarët më në nevojë”.

Në Shqipëri janë realizuar rreth 56 projekte që prej fillimit të këtij program. Programi do të zgjasë deri në vitin 2024.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.