NJU JORK – OKB: 818 milionë fëmijë nuk kanë lehtësira higjiene në shkolla

NJU JORK, 13 gusht /ATSH-DPA/- Rreth 820 milionë fëmijë në mbarë botën kanë mungesa të objekteve themelore të larjes së duarve nëpër shkolla, duke rritur rrezikun e ngjitjes së koronavirusit, njoftuan sot agjencitë e Kombeve të Bashkuara, OBSH dhe UNICEF.

“Dy në pesë shkolla nuk u sigurojnë fëmijëve sapun dhe ujë”, sipas një raporti të OBSH-së dhe UNICEF-it.

“Në vendet më të varfëra, shtatë nga 10 shkollave u mungojnë mjetet e larjes së duarve, dhe gjysma nuk kanë qasje në shërbimet themelore të kanalizimeve dhe ujërave”, vazhdon raporti.

Më shumë se një e treta e afërsisht 818 milionë fëmijëve, që nuk kanë këto lehtësira themelore, janë nga Afrika subsahariane.

Raporti vjen ndërkohë që shkollat ​​në mbarë botën po përpiqen të rihapen gjatë pandemisë në vazhdim e sipër./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.