ITALI – Speranza: Testim i detyrueshëm COVID-19 për udhëtarët nga katër vende të BE-së

ROMË, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Udhëtarët që vijnë në Itali nga Kroacia, Greqia, Malta dhe Spanja do të përballen me testimin e detyrueshëm për COVID-19, sipas një dekreti të lëshuar sot nga ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

“Masa, në fuqi nga sot, vlen për të gjitha rajonet e vendit, deri më 7 shtator”, tha ministri.

Udhëtarët duhet të paraqesin një provë negative për koronavirusin e ri të kryer brenda 72 orëve të fundit ose të bëjnë testin pas mbërritjes, brenda 48 orëve, në autoritetin lokal shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë nuk specifikoi nëse masa do të zbatohej edhe për udhëtarët në tranzit, të cilët nuk ndalen në Itali./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.