COVID-19 – Indonezia mbyll kufijtë për turistët për 2020-n

XHAKARTA, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Për pjesën e mbetur të këtij viti, Indonezia nuk do të lejojë më turistë të huaj që të vizitojnë vendin, ndërkohë që autoritetet po përqendrohen në ringjalljen e sektorit të turizmit të brendshëm, tha sot një ministër.

“Duket se nuk do të mirëpresim turistët e huaj deri në fund të vitit. Ne thjesht do të jemi duke u konsoliduar”, tha Luhut Pandjaitan, ministri për Çështjet Detare dhe Investimet.

Deklarata erdhi ndërsa infeksionet me Covid-19 po vazhdojnë të rriten, pasi kufizimet u lehtësuan dhe bizneset u rihapën.

Pandjaitan tha se qeveria do të përqendrohet në inkurajimin e turistëve vendas për të ringjallur industrinë.

Ministri i Jashtëm indonezian, Retno Marsudi tha në një konferencë për shtyp se Indonezia dhe Koreja e Jugut kanë rënë dakord të krijojnë një korridor thelbësor të udhëtimit të biznesit efektiv duke filluar nga 17 gushti, por jo për turizëm./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.