BRUKSEL – BE rezervon 400 milionë doza të vaksinës së mundshme antiCOVID-19

BRUKSEL, 13 gusht /ATSH-AFP/ – Komisioni Europian njoftoi sot se ka rezervuar në emër të vendeve anëtare të BE-së deri në 400 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër COVID-19, e zhvilluar nga kompania amerikane “Johnson & Johnson”.

“Bisedimet eksploruese midis Komisionit dhe “Johnson & Johnson” synojnë të venë në dispozicion një kornizë për një blerje të parë prej 200 milionë dozash, që mund të pasohet nga një blerje e dytë për një numër të ngjashëm dozash”, saktësoi KE në një njoftim për shtyp.

KE dhe kompania amerikane pritet të zhvillojnë ende negociata në lidhje me kontratën e parashikuar./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.